Riaktivizohet zjarri në Tërnovë të Bulqizës

Riaktivizohet zjarri në Tërnovë të Bulqizës

17:35, 06/08/2024
A+ Aa A-

Pasi u vendos ditën e djeshme në kontroll mësohet se zjarri në masivin pyjor të Tërnovës në Bulqizë është riaktivizuar. Mësohet se në orët e mesditës vatrat e zjarrit janë riaktivizuarndërsa era e fortë ka ndihmuar që zjarri të rindezet dhe të përhapet.

Rreth 10 ha pishë e ah janë djegur. Flakët janë drejtuar drejt kurorës së gjelbër të liqenit të Zi, e vetmja kurorë e paprekur në këtë zonë. Në terren kanë shkuar sërish për shuarjen e zjarrit forcat e Shërbimit Pyjor dhe Zjarrfikës. 

Si rezultat është bërë e mundur shuarja e 2 vatrave të zjarrit për të mbrojtur kurorën e Liqenit të Zi nga toka. Puna vijon me goditje të përqendruar për shuarjen edhe të 2 vatrave të tjera që janë ende aktive. Deri tani zjarri ka djegur më shumë se 10 hektarë me pishë shekullore dhe ah.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco