KLSH ngre pikëpyetje për sistemin e-gjoba! Qytetari duhet të njoftohet me postë për kundërvajtjen rrugore

KLSH ngre pikëpyetje për sistemin e-gjoba! Qytetari duhet të njoftohet me postë për kundërvajtjen rrugore

16:37, 06/08/2024
A+ Aa A-

Kontrrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur pikëpyetje mbi sistemin e menaxhimit të gjobave rrugore njohur si e-gjoba.

Mbas një auditimi të thelluar që ka skanuar dy vitet e fundit se si ka funksionuar kontrata nga autoriteti kontraktor AKSH dhe departamentin për teknologjinë e Informacionit, Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon ndërhyrje sa më të shpejta për funksionimin e sistemit të gjobës elektronike.

Kjo mbasi është vërejtur një mospërputhje mes kohës reale kur një efektiv policie vendos gjobën mbi kundravajtjen e cila njoftohet si e tillë jo sipas orës dhe datës së shkeljes, por sipas castit kur rregjistohet në sistem. Kjo ka sjellë qindra padi në gjykatë  nga ana e qytetarëve që këmbëngulin se nuk kanë kryer shkelje sipas të dhënave të njoftuara.

Problem tjetër renditet mungesa e backup, mungesa e ndërveprimit mes insitutucioneve si edhe mos njoftimi I qytetarëve edhe përmes postës kur i vendoset gjoba në mungesë. Fotografimi i shkeljes nga ana e oficerit të policisë konsiderohet një veprim i paplotë që e kthen qytetarin shkelës të painformuar përsa kohë nuk i dërgohet në e-Albania. KLSH thekson se Mungesa e bashkëpunimit dhe bashkërendimi midis Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe DTI për ndjekjen e kontratës cenon funksionalitetin në përdorimin e sistemit “e-gjoba’

Në 70 përqind të rasteve qytetarët kundërshtojnë në gjykatat administrative të Lushnjës dhe të Tiranës, ndërsa në apel, vazhdojnë apelimet vetëm ata që ju është hequr patenta dhe ulur pikët. Në gjykatën e apelit administrativ kanë dorëzuar apele për shfuqizim të aktit të policisë rrugore 525 shtetas

Për gjetjet KLSH shton se mungesa e pajisjeve  inteligjente në përmbushje të kontratës rrit rrezikun e gjobave të pasakta në sistem. Në disa raste, KLSH ka intervistuar agjentë të policisë rrugore që shprehën shqetësimin se dhe radiot e komunikimit i sigurojnë po në mënyrë individuale pasi nuk ka patur gjendje. Ky element cenon sigurinë në komunikimin ndërmjet tyre pasi radiot që shiten në treg jo gjithmonë i plotësojnë kriteret e nevojshme për të qenë të sigurta deklarohet në auditim.

KLSH shton se agjentët shprehen se pajisjet alkool-matëse ndonëse janë të kolauduara nuk japin të dhëna të afërta me sa konstatohet një drejtues mjeti gjatë kontrollit. Rezervat e KLSH ngrihen edhe ndaj  mungesës së një sistemi për të bërë efektive gjobat ndaj mjeteve me targa të huaja, apo njoftimin në kohë në kufi të masave administrative ndaj shkelësve të kodit rrugore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco