SYRI TV/ Yzberishti i pushtuar nga plehrat, banorët thirrje bashkisë të pastrojë plehrat

16:30, 06/08/2024
A+ Aa A-

Zona e Yzberishtit në kryeqytet është pushtuar nga mbeturinat, të cilat kanë tejmbushur kazanët dhe janë përhapur në trotuare. Banorët thonë se mbetjet po pastrohen më rrallë, ndërsa shprehen se janë të rrezikuar nga infeksionet. Ata i bëjnë thirrje bashkisë së Tiranës të marrë masa për pastrimin e mbetjeve.

SYRI TV

Situata me plehrat në kryeqytet është kthyer në shqetësim, veçanërisht në zonat e ndodhura vetëm pak larg qendrës së Tiranës. Kjo është situata në zonën e Yzberishtit, ku të gjithë kazanët e mbeturinave janë tejmbushur, ndërsa plehrat kanë dalë në trotuare e rrugë, shumë pranë shtëpive të banueshme.

Vetë banorët shprehen se plehrat po pastrohen më rrallë dhe janë kthyer në problem për ta.

Veç erës erës kundërmuese të mbetjeve, banorët shprehen të shqetësuar edhe për përhapjen e infeksioneve, ndaj i bëjnë thirrje Bashkisë së Tiranës të marrë masa për pastrimin e plehrave në këtë zonë.

Plehrat janë kthyer në problem në të gjithë vendin tonë duke shkaktuar masakër mjedisore në qytete, zona rurale por edhe në vija bregdetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco