SYRI TV/ Krimi i dyfishtë në familje trondit Sarandën, burri vret gruan, djali merr hak dhe vret të atin

16:27, 06/08/2024
A+ Aa A-

Një krim I dyfishë në familje ka tronditur mëngjesin e kësaj të marte zonën e Konispolit në Sarandën. Pas një konflikti në familje, burri ka vrarë gruan e tij me sëpatë dhe më pas ai është vrarë nga i biri, i cili e ka shtyrë nga shkallët. Viktimat janë Huso Islamaj 69 vjeç dhe gruaja e tij Shano Islamaj, 66 vjeçe. Ngjarja e rëndë, ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit e sotëm, në fshatin Shalës të Konispolit.

SYRI TV

Ngjarja e rëndë në familjen Islamaj ka shokuar të gjith zonën e Konispolit në Sarandë. Mëngjesin e kësaj të marte 69 vjecari Huso Islamaj ka shkuar në banesën e tij në fshatin Shalës dhe pas një debati me bashkëshorten e tij Shano Islamaj, 66 vjeçe,e ka marrë sepatën dhe e ka goditur në shpinë duke e lënë të vdekur në vend.

Djali i familjes, Klement Islamaj ka qenë në gjum kur ka dëgjuar zhurmën dhe debatet mes prindërve të tij, është zgjuar dhe ka parë të ëmën të shtrirë në tokë ndërsa babi mbante sepaten e gjakosur në dorë. Në atë moment i ati ka tentuar të konfliktohet edhe me djalin e tij, ndërsa 40 vjecari duke u vetëmbrojtur e ka hedhur të atin nga shkallët pasi i gjithë konflikti është zhvilluar në katin e dytë të shtëpisë.

Pas ngjarjes së rëndë është njoftuar polici dhe forcat e rendit kanë prangosur 40 vjecarin Klement Islamajn, djalin  e familjes. ,  I cili  po merret në pyetje dhe prokuroria do klasifikojë më tej edhe veprën penale, nëse do të ngrejë akuzë për vrasje me dashje apo në rrethana aksidentale. Mësohet se çifti i të moshuarve që mbetën të vrarë, kishte tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Por Dramat e familjes Islamaj në fshatin Shalës të Sarandës, duket se e kanë pikënisjen vite më parë. Origjina e tyre është nga fshati Markat i Bashkisë Konispol, pak kilometra nga fshati Shalës. Huso Islamaj, 69 vjec, i cili vrau bashkëshorten me sopatë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, njihej si person problematik nga bashkëfshatarët e tij.

Krimi në familjen Islamaj duket se ka një histori të gjatë pasi babai i Huso Islamajt, i njohur në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje. Dhe të treja kanë qenë bashkëshortet e tij. Njërën nga bashkëshortet babai i Husos e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres. Bashkoshorten e dytë e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë.

Historin e ka vzdhuar edhe i biri Huso Islamaj i cili mëngjesin e së martës rreth orës 7:00 goditi bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco