SYRI TV/ Qumështi në ‘helm’, ankohen qytetarët: 'Mungojnë kontrollet në marketet e Elbasanit'

16:25, 06/08/2024
A+ Aa A-

Qytetarët e Elbasanit janë të shqetësuar për mungesën e kontrolleve dhe kushteve të papërshatatshme se si shitet qumështi në marketet dhe në rrugët e qytetit. Ata kërkojnë ndërgjegjësim dhe veprim nga  Bashkia Elbasan, ngase situata sipas tyre ka dalë jashtë kontrollit.

SYRI TV

Çmimi i bulmetit kohët e fundit ka pësuar një rritje të lartë. Një shishe qumësht kushton deri në 200 lekë të vjetra. Ndonëse kostot janë rritur qytetarët në Elbasan detyrohen të përballen me mungesën e kontrolleve dhe kushteve të papërshtatshme në marketet e qytetit. 

Ata shprehen të indinjuar nga mospërfillja e instancave përkatëse, ngase rezistenca e produkteve të qumështit është e ulët. Qytetarët i frikësohen helmimeve, numri i të cilave është shtuar me rritjen e temperaturave.

Nga ana tjetër përveç temperaturave të larta, të cilat ndikojnë në këto produkte, shqetësim mbetet edhe shitja e tyre në kushte të papërshtatshme. Qytetarët kërkojnë ndërgjegjësim dhe veprim nga  Bashkia Elbasan, ngase situata sipas tyre ka dalë jashtë kontrollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco