Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shqipëria dhe Amerika me një administratë të re

E rëndë në Konispol, 69-vjeçari vret gruan me sëpatë! Djali e hedh nga shkallët, i moshuari humb jetën

E rëndë në Konispol, 69-vjeçari vret gruan me sëpatë! Djali e hedh nga shkallët, i moshuari humb jetën

09:03, 06/08/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00 në fshatin Shalës të Konispolit. Një i moshuar, pas një konflikti në banesë ka vrarë me sëpatë gruan e tij, 66 vjeç.

Më pas, i moshuari është konfliktuar me djalin e tyre, i cili gjatë debatit e ka shtyrë të atin nga shkallët. Si pasojë i moshuari ka humbur jetën.

“Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco