Sekuestrohet arsenal armësh në Lushnjë, një në pranga, dy të proceduar

10:15, 05/08/2024
A+ Aa A-

Në Lushnjë është sekuestruar një arsenal armësh (4 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri pistoletë), gjerdanë arme gjahu me fishekë, municion luftarak dhe radio të ngjashme me ato të Policisë.

Për këtë është arrestuar një 60-vjeçar, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht. Policia thekson se i arrestuari lëvizte i armatosur në qytet, kurse dy të tjerët ishin pasagjerë në makinën e tij. Pas kontrolleve të zhvilluara dhe në banesat e tyre, janë gjetur edhe armët.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e  aktivitetit të tre personave..

Njoftimi:

Lushnjë/ Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole gati për qitje, falë inteligjencës policore kapet dhe vihet në pranga 60 vjeçari. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lushnjë operacioni "Guns".

Sekuestrohet një arsenal armësh (4 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri pistoletë), gjerdanë arme gjahu me fishekë, municion luftarak, radio të ngjashme me ato të Policisë. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë pas informacioneve se 1 shtetas lëviz i armatosur në qytet, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit "Guns", për këtë rast u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:

-A. M., 60 vjeç, banues në fshatin Mërtish. 

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, shërbimet e Policisë, i kanë gjetur këtij shtetasi 1 armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, dhe krëhër të mbushur, 1 armë gjahu pa leje, municion luftarak, dhe një gjerdan arme gjahu me fishekë. 

Më pas nga kontrolli i banesës së shtetasit A. M., shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, gjetën dhe sekuestruan 2 armë gjahu pa leje, gjerdanë arme gjahu, municion luftarak, dylbi, dhe radio të ngjashme me ato të Policisë.

Gjithashtu për këtë rast u proceduan penalisht shtetasit:

-Q. G., 59 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi K. G., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Gurë. 

Këta shtetas në momentin e kontrollit të automjetit, ishin pasagjerë dhe nga kontrolli i banesës së tyre u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu pa leje. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", në ngarkim të shtetasit A. M., dhe veprat penale "Moskallëzim i krimit", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", në ngarkim të shtetasve Q. K., dhe K. G..

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco