Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, thirren dëshmitarët

EMRI/ Gjendet i mbytur një pushues 38-vjeç në Ksamil

EMRI/ Gjendet i mbytur një pushues 38-vjeç në Ksamil

15:51, 04/08/2024
A+ Aa A-

Një pushur 38-vjeç është gjendur pa shenja tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”,  në Ksamil.

Burimet për SYRI-n, bëjnë me dije se 38-vjeçari është identifikuar si shtetasi Florian Kofina nga Tirana.

Sipas njoftimit të policisë, 38-vjeçari dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.

Sarandë/ Informacion paraprak

Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”,  në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë shtetasi F. K., rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ai kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco