Tentohet ti vihet zjarri Malit Partizan në Berat/ Autorët në kërkim

Tentohet ti vihet zjarri Malit Partizan në Berat/ Autorët në kërkim

12:07, 04/08/2024
A+ Aa A-

Një vatër zjarri është përhapur sot në Malin Partizan në Berat, raporton për Balkanweb gazetarja Eneida Petova.

Vatra e zjarrit është pikasur gjatë inspektimit të zhvilluar sot përgjatë territorit rreth zonave të mbrojtura nga Drejtoria e MZSh-së Berat. Nga ky inspektim rezultoi se persona ende të paidentfikuar kishin tentuar ti vinin zjarrin Malit Partizan, duke ndezur një vatër zjarri.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrëfikëse bëri të mundur neutralizimin e menjëhershëm të vatrës së zjarrit, duke shmangur një situatë e cila mund të merrte përmasa të mëdha, për shkak të terrenit me pisha e shkurre.

Pas fikjes së vatrës së zjarrit, është lajmëruar edhe policia pasi dyshohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco