Pamje të rënda/ Kali dergjet në anë të rrugës Delvinë-Sarandë! Bashkia nuk reagon

Pamje të rënda/ Kali dergjet në anë të rrugës Delvinë-Sarandë! Bashkia nuk reagon

10:09, 04/08/2024
A+ Aa A-

Nëse kaloni në aksin Delvinë-Sarandë, aty do të gjeni një kal të plagosur rëndë e të braktisur në anë të rrugës. Kafsha e gjorë është përplasur dhe është lënë në rrugë, duke u dergjur në mes të vapës, pa marrë ndihmën e nevojshme.

Sipas një qytetari që ka raportuar ngjarjen, duket se kali është lënë në rrugë me qëllim që të ngordhë pasi asnjë institucion shtetëror nuk asiston për transportimin e tij tek veterineri.

 

Qytetari ka denoncuar situatën në JOQ, duke deklaruar se ka telefonuar policinë e Sarandës dhe Delvinës, si dhe policinë bashkiake të të dyja qyteteve, por asnjë ndërhyrje efektive nuk është bërë për të ndihmuar kafshën e plagosur.

“Eshte telefonuar policia Sarande dhe Delvine po ashtu policia bashkiake Sarande dhe Delvine po kjo kafshe ka ngel ne meshire te zotit sepse derrat e policise vijne thjesht sa per spektatora ashtu si vijne edhe ikin!”,-denoncon qytetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco