Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian

Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian

09:31, 04/08/2024
A+ Aa A-

Një shqiptar dhe një shtetas Italian janë arrestuar nga Guardia di Financa pasi u kapën teksa zbrisnin nga porti i Olbias, Itali me mbi 11.5 kg kokainë. Droga nëse do të hidhej në treg mund të sillte një fitim prej 2 milionë euro.

Lënda narkotike ishte paketuar në 10 pako, secila me peshë gati 1 kg. Brenda pakot kishin pastë të bardhë që më pas u zbulua se ishte drogë. 

Droga u gjet në një nga dy makinat me të cilin po udhëtonin dy shtetasit e fshehur në dy hapësira të krijuara, në të djathtë dhe në të majtë të bagazhit. Pakot ishin të vulosura në mënyrë perfekte për të shmangur nuhatjen e qenve.

Operacioni u koordinua nga Prokuroria e Tempio Pausania.

 "Kjo çështje ngre një alarm të madh shoqëror dhe tregon se tregu i shpërndarjes së kokainës ka lidhje të qarta me territorin e Galluras (rajon në verilindje të Sardenjës) ku ndodhe tre porte (Olbia, Golfo Aranci dhe Santa Teresa Gallura) dhe dy aeroporte (për fluturime tregtare dhe private, të dyja në Olbia) dhe përfshin interesa të fuqishme ekonomike - shpjegon Guardia di Financa shkruan Ansa. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco