EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar

17:29, 03/08/2024
A+ Aa A-

Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike si pasojë e një aksidenti automobilistik, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

I riu i identifikuar si Ani Gjergji, është përplasur me makinë në zonën Chions in via Cesena.

Dyshohet se 21-vjeçarin e ka zënë gjumi në timon dhe për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një urë të vogël betoni dhe menjëherë makina ka shpërthyer në flakë, shkruajnë mediat italiane.

I riu ka mbetur i bllokuar në mjet duke mos arritur të dalë dhe është djegur plotësisht.

Ani Gjergji së bashku me familjen e tij jetonte prej shumë vitesh në zonën e Azzano Decimo (Pordenone), shumë pranë vendin të ngjarjes.

 Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco