VIDEO/ Zjarr i madh në një magazinë në Moravë të Korçës

17:05, 03/08/2024
A+ Aa A-

Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Drenovë, në një magazinë.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka pak minuta që ka rënë, nuk dihen shkaqet, por mësohet se ka dhe banesa përreth, çka e bën alarmante situatën.

Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët, ndërsa ndodhet edhe policia për zbardhjen e rrethanave.

Sipas banorëve, zjarri fillimisht ka rënë në një hapësirë me bar dhe ferra dhe më pas ka përfshirë edhe magazinat ku ishin vendosur drurët nga banorët, të cilët i kishin bërë gati për dimër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco