'Daily Mail' nxjerr FOTOT: Ja arsenali i frikshëm i armëve që shqiptarët do të sillnin në Angli

'Daily Mail' nxjerr FOTOT: Ja arsenali i frikshëm i armëve që shqiptarët do të sillnin në Angli

13:09, 03/08/2024
A+ Aa A-

Mediat britanike i kanë bërë jehonë një operacioni të zhvilluar në Shqipëri, ku u zbulua një arsenal me armë që do të dërgohej në Britaninë e Madhe.

Sipas gazetës më të madhe, Daily Mail, bëhet fjalë për një arsenal të frikshëm që do të sillej për bandat shqiptare, të cilat kanë nisur një luftë për territoret në Britani.

Gazeta shkruan se në arsenalin e armëve kishte pistoleta Glock dhe armë sulmi Kallashnikov.

Daily Mail thekson se pesë persona u arrestuan në Tiranë pas këtij operacioni, ndërsa janë lëshuar urdhër-arreste për tre shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar.

Për momentin, një në tetë persona në burgjet britanike janë shqiptarë, duke përbërë numrin më të madh të personave me kombësi të huaj në burgje.

Gazeta shkruan se grupet shqiptare në Londër janë përfshirë në një luftë për territore për drogën dhe prostitucionin.

FOTO GALERI: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco