Nga joshja  në rrugë, tek makthi brenda banesës / P*rdhunoi dy 18-vjeçare në mënyrë të përsëritur, arrestohet 47-vjeçari shqiptar teksa tentonte arratisjen

Nga joshja në rrugë, tek makthi brenda banesës / P*rdhunoi dy 18-vjeçare në mënyrë të përsëritur, arrestohet 47-vjeçari shqiptar teksa tentonte arratisjen

12:59, 03/08/2024
A+ Aa A-

Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali së bashku me një shtetas rumun pasi akuzohen se përdhunuan dy adoleshente në mënyrë të përsëritur.

Dy 18-vjeçaret (njëra nga provinca e Romës dhe tjetra nga Viterbo) denoncuan se ishin abuzuar seksualisht në një apartament në Romë nga dy burra.

Adoleshentet raportohet se kishin mbërritur në Romë për të takuar një mik të tyre, i cili në moment të fundit u kishte thënë nuk mund t’i priste. Menjëherë më pas, teksa po ecnin në rrugë, iu është afrua një 26-vjeçar me kombësi rumune, i cili u ishte ofruar t’i mikpriste në banesën e tij gjatë natës dhe t’u ofronte pije.

Pasi e refuzuan fillimisht, adoleshentet, të “mashtruara” nga mirësjellja e të riut rumun kanë pranuar të shkojnë në banesën e tij, por aty filloi makthi.

Në momentin që kanë hyrë në shtëpinë e 26-vjeçarit, brenda kanë gjetur edhe 47-vjeçarin shqiptar. Pasi i detyruan të pinin alkool, ata i ndanë duke i futur veçmas në dhomë dhe duke i përdhunuan në mënyrë të përsëritur.

Pasi u abuzuan seksualisht vajzat kanë arritur të arratisen nga shtëpia dhe të telefonojnë policinë, falë edhe ndihmës së disa kalimtarëve. Kur mbërritën në banesë, karabinierët arrestuan 26-vjeçarin rumun. Ndërsa miku i të riut, 47-vjeçari shqiptar u prangos në një stacion autobusi në tentativë për t’u larguar nga qyteti./Panorama

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco