Ndezi disa mbeturina dhe flakët dogjën një sipërfaqe toke, arrestohet 48-vjeçari në Durrës

Ndezi disa mbeturina dhe flakët dogjën një sipërfaqe toke, arrestohet 48-vjeçari në Durrës

11:13, 03/08/2024
A+ Aa A-

Një 48-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka ndezur një zjarr për të djegur mbeturinat por situata ka dalë nga kontrolli dhe është djegur një sipërfaqe toke.

Në njoftim më tej bëhet me dije se nga zjarri u rrezikuan disa banesa. 48-vjeçari i arrestuar është identifikuar si Ilir Veliu ndërsa ndaj tij rëndon akuza  “Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Njoftimi i plotë:

Manzë Durrës/Policia identifikon dhe vë në pranga një shtetas të dyshuar për zjarrvënie. Nga zjarri që ndezi ky shtetas, në fshatin Rrotull, Ishëm, u dogj një sipërfaqe toke me pemë e shkure dhe u rrezikuan të përfshiheshin nga flakët dhe disa banesa.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera nga shërbimet e Policisë, me qëllim përcaktimin e autorësisë së zjarrvënieve, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

 Ilir Veliu, 48 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Ishëm. Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr, për të djegur disa mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me pemë e shkurre dhe u rrezikuan dhe disa banesa.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve të zjarrit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr". Policia e Shtetit apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi do të përballen me ligjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco