Vlorë/ Përplasi me makinë 69-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, policia nis punën për identifikimin dhe kapjen e autorit

Vlorë/ Përplasi me makinë 69-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, policia nis punën për identifikimin dhe kapjen e autorit

11:06, 03/08/2024
A+ Aa A-

Një 69-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Traumë, pasi u përplas nga një makinë, në aksin rrugor Peshkëpi-Selenicë, në afërsi të fshatit Picarë.

Sipas informacioneve të policisë, 69-vjeçari ishte duke drejtor një mjet bujqësor në momentin që u përplas nga makina, ndërsa mësohet se autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë policia njofton se ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Referoi materiale në Prokurori, pasi ditën e djeshme në aksin rrugor Peshkëpi-Selenicë, në afërsi të fshatit Picarë, një mjet me drejtues të paidentifikuar është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin 69 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, punohet për identifikimin dhe kapjen e tij. Shtetasi i lënduar aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco