EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, shoqërohet autori i dyshuar

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, shoqërohet autori i dyshuar

09:04, 03/08/2024
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri ka patur mbrëmjen e djeshme në afërsi të bustit të Prekë Calit në Shkodër.

Dyshohet se një person, shtetasi i identifikuar si Viktor Marku, pasi është konfliktuar me disa persona të tjera, ka qëlluar me armë në ajër dhe më është larguar. 

Policia vendore e Shkodrës ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar dhe të dy personave të tjerë, vëllait dhe djalit të xhaxhait të tij.

Ndërkohë në një automjet tip BMW është gjetur një gëzhojë arme me të cilën dyshohet se është qëlluar.

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e automjetit. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Nga të shtëna raportohet se nuk ka persona të plagosur pasi janë larguar me shpejtësi duke i shpëtuar plumbave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco