VIDEO-Skandal/ Shefi i policisë godet me shpullë qytetarin gjatë protestës në autostradën Thumanë-Kashar

19:49, 02/08/2024
A+ Aa A-

Drejtor i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Altin Qato ka goditur me shpullë dhe ka shoqëruar një qytetar i cili iu bashkua protestës së banorëve në autostradën Thumanë-Kashar, duke i rënë borisë së makinës. 

Sipas pamjeve të siguruara nga SYRI, dallohet Altin Qato i cili në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe ligjet e uniformave blu, ka goditur me shpullë një qytetar duke shkelur vetë i pari ligjin dhe më pas ka urdhëruar shoqërimin e tij. 

Ky skandal i rëndë konfirmon edhe njëherë tjetër se shumica e drejtuesve të Policisë së Shtetit nuk kanë asnjë lidhje me uniformën që përfaqësojnë, por janë aty si 'gangsterë' dhe horra, që nuk meritojnë asgjë më shumë se përbuzje nga ana e qytetarëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco