Ish-gjyqtarja lihet në ‘arrest shtëpie’, përlotet Fetahu: Nuk e di për çfarë më akuzoni

Ish-gjyqtarja lihet në ‘arrest shtëpie’, përlotet Fetahu: Nuk e di për çfarë më akuzoni

11:45, 02/08/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu.

Seanca është zhvilluar gjatë paradites, ndërsa prokuroria ka paraqitur pretendimet e saj, në lidhje me akuzat e ngritura ndaj ish-gjyqtares.

Por kjo e fundit në sallën e gjyqit, dukshëm e prekur dhe me lot, është shprehur se, nuk e kishte idenë se për çfarë ishte dhënë masë sigurie ndaj saj, dhe se për çfarë e akuzojnë.

Fetau është prekur në sallën e gjyqit ku në lot ka pretenduar se nuk ka patur dijeni për çfarë e akuzon SPAK.

Ndërsa për sekretaren e saj Denada Toda Runaj është lënë në fuqi masa e ndalimit të daljes jashtë vendit.

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është vënë nën akuzë nga SPAK si e përfshirë në dosjen ‘Plumbi i Artë 2’, bashkë me Franc dhe Hajdar Çopjan nga Elbasani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco