SYRI TV/ Vjedhje në dy banesa në Elbasan, pronareve u shkaktohen miliona lekë dëme

SYRI TV/ Vjedhje në dy banesa në Elbasan, pronareve u shkaktohen miliona lekë dëme

17:36, 01/08/2024
A+ Aa A-

 

Një rast i rende vjedhje ndodhi 6 ditë më parë ne dy banesa në zonen e quajtur turizmi i vjeter në Elbasan. Pronaret nuk ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes, por shprehen se dëmi i shkaktuar është miliona eurosh. Ato gjithashtu shprehin zhgënjim për neglizhencën dhe vonesën e policisë në lidhje me grabitjen, duke kërkuar të zbardhet sa më shpejt ngjarja dhe të arrestohen autorët e grabitjes.

SYRI TV

6 dite me pare më 26 korrik, ne zonen e quajtur turizmi i vjeter në Elbasan u konstatua nje rast i rende vjedhje ne dy banesa ne pronesi te Arjana Miraku dhe Mevlude Miraku. Pronaret ndodheshin në Amerikë kur ndodhi ngjarja dhe askush nuk i kishte njoftuar, ndaj tronditja ishte shumë e madhe në momentin kur u perballen me skenen e krimit. Zonja Arjana Miraku tregon se autorët kishin djegur dhe prishur kamerat, ndërsa brenda shtëpisë ishte gjithçka e shkatërruar. Po ashtu ishin vjedhur të gjithe bizhuteritë e floririt ne sirtare dhe kasaforta ishte marrë nga autorët. Pronares i janë shkaktuar miliona lekë dëme, ndërsa hajdutet kane vjedhur celesat e garazhit dhe te makines duke e lene te shqetesuar per nje vjedhje tjetër te mundshme.

Edhe në banesen e vjehrres se zonjes grabitësit kane shkaktuar deme materiale duke hedhur cdo gje ne toke e duke zbrazur te gjithe dollapin. Ata kanë vjedhur disa sende me vlere perfshire bizhuteri floriri.

Ne momentin e konstatimit zonjat njoftuan menjehere forcat e policisë që kane mbledhur provat, ku sipas tyre jane konstatuar shenjat e gishtave ne sende. Por ato ndihen te zhgenjyera per vonesen e punes se policisë, teksa theksojne se po neglizhohet puna për kapjen e autorëve, pasi ne pallat ka shumë kamera ekzistuese te cilat ende nuk janë sekuestruar për të marrë pamjet. Kërkesa e pronareve është që ngjarja të zbardhet sa më shpejt.

Nderkohe per kete ngjarje DVP Elbasan nuk ka reaguar ende, por te pyetur nga SYRI Tv burime nga policia shprehen se janë kryer të gjitha veprimet hetimore procedurale në vendngjarje dhe jane referuar materialet ne Prokurori, ne drejtimin e së cilës vijojne hetimet, ndërsa per shkaqe hetimore nuk ndajne detaje te tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco