EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

13:56, 01/08/2024
A+ Aa A-

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 20-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi:

Durrës/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar "Tempulli 2".

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 20-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", ndaluan shtetasin Artion Mane, 20 vjeç, banues në Durrës.

"Territori i pastër"/ Asgjësohen rreth 9 mijë bimë kanabis në Shkodër

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit "Tempulli 2", pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco