Asgjësohen rreth 9 mijë bimë kanabis në Shkodër, asnjë në pranga

13:30, 01/08/2024
A+ Aa A-

Policia ka vijuar me kontrollet për evidentimin e zonave ku kultivohen bimë narkotike, në kuadër të operacionit kombëtar “Territor i pastër”.

Policia e Shkodrës njofton se ka asgjësuar 8839 bimë narkotike kanabis në territoret e njësive administrative Pult, Shosh, Postribë.

“shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kelmend dhe asgjësuan 957 bimë kanabis;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Temal dhe asgjësuan 2167 bimë kanabis;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë  Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qelëz dhe asgjësuan 72 bimë kanabis;

-shërbimet e Statcionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iballë dhe asgjësuan 57 bimë kanabis”, thuhet në njoftim.

Policia po punon për identfikimin e kultivuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco