SYRI TV/ Vendimi personal i Ramës për 'Eko Park', Bashkia Durrës dërgon mbetjet në Sharrë

13:02, 01/08/2024
A+ Aa A-

Mbyllja e landfillit të “Porto Romanos” dhe detyrimi për t`i sjellë  mbetjet në landfillin e Sharrës në Tiranë, ka trefishuar kostot për qytetarët e Durrësit.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar se bashkia e Durrësit shpenzon rreth 10 milionë euro aktualisht për mbetjet nga 3 milionë euro që shpenzonte kur i depozitonte ato në Porto Romano.

Kjo kosto është përkthyer direkt në rritje të taksave dhe tarifave vendore për qytetarët dhe biznesin durrsak.

SYRI TV

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të detyruar Bashkinë e Durrësit të depozitonte mbetjet në landfillin privat të Sharrës, trefishoi tarifat për qytetarët, trefishoi shpenzimet e autoriteteve lokale, duke cënuar investimet e tjera infrastrukturore, si edhe nuk i dha zgjidhje problemit të menaxhimit të mbetjeve në qytetin bregdetar.

Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se, deri në vitin 2020, kostot e Bashkisë së Durrësit në landfillin e Porto Romanos ishin 15 përqind e Buxhetit të institucionit në vit ose në vlera financiare rreth 370 milionë lekë të reja.

Por, kur me një vendim personal të Ramës, fusha e mbetjeve në Porto Romano u mbyll, pa u ofruar alternativë për Durrësin, përveç asaj të nënshkrimit të sforcuar të kontratës me kompaninë koncesionare "Integrated Energy" në vitin 2021, kostot e Bashkisë për depozitimin e mbetjrvr u trefishuan, duke shkuar në rreth 30 përqind të buxhetit në vit ose në vlerë monetare mbi 960 milionë lekë të reja.

Paralelisht u trefishuan tarifat e depozitimit të mbetjeve për qytetarët e njësive administrative dhe u dyfishuan ato për banorët e qytetit Durrës.

Në vitin 2020, abonentët familjarë të njësive administratuivr paguanin 500 lekë dhe ata të qytetit, 2300, lekë. Prej vitit 2021, tarifat për familjet në njësitë administrative është 1500 lekë dhe për banorët e qytetit, 35 mijë lekë.

Për të përballuar rritjen e shpenzimeve për depozitimin e mbetjeve, Bashkia e Durrësit mbështetet nga transferta të kushtëzuara nga qeveria. Por, edhe kjo shumë rezulton e pamjaftueshme, duke detyruar bashkinë që të përdorë fonde nga transferta e pakushtëzuar, një mekanizëm financiar që përdor qeveria për të mbështetur projektet infrastrukturore të pushtetit lokale.

"Përdorimi nga Bashkia e Durrësit i fondeve të transfertës së pakushtëzuar për pagesat për mbetjet rrezikon projektet e tjera publike", thotë KLSH në një raport të publikuar këto ditë. Rilindja e Edi Ramës erdhi në pushtet me premtimin se kishte një projekt ambicioz për Shqipërinë e pastër.

Ajo ofroi strategjinë e inceneratorëve, të cilët, siç rezultoi, janë një projekt gjigand korruptiv, me përfshirjen e zyrtarëve shumë të lartë. Arben Ahmetaj, një prej njerëzve më të afërt të kryeministrit për vite me radhë në qeveri, deklaroi pak ditë më parë në një intervistë për "Çim Peka Live" se Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, janë pronarët realë të landfillit privat të Sharrës në kryeqytet.

Gjithashtu, Ahmetaj deklaroi se në vendimin e Ramës për mbylljen e landfillit të Porto Romanos në Durrës dhe shndërrimin e tij në Eko Park, janë të përfshira interesat të familjarëve të tij të afërt.

Akuzat janë shumë të rënda, sidomos kur artikulohen nga një dëshmitar i dorës së parë si Arben Ahmetaj.

Mbetet për t'u parë se deri ku do të arrijë Prokuroria e Posaçme, e cila ka mbi katër vjet që po kryen hetime për inceneratorët dhe Porto Romano, por që rezulton se, deri tani është marrë me pasojat, por jo shkakun, pra me ideatorët dhe miratuesit e kësaj skemë gjigande korruptive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco