EMRI/ Iu gjet kanabis me vlerë 380 mijë paund, përdhunuesit shqiptar i shtohen dhe dy vite burg

EMRI/ Iu gjet kanabis me vlerë 380 mijë paund, përdhunuesit shqiptar i shtohen dhe dy vite burg

12:35, 01/08/2024
A+ Aa A-

Një 42-vjeçar shqiptar i dënuar me 9 vite burg për përdhunim, i janë shtuar edhe dy vite të tjera, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij është gjetur kanabis me vlerë 380 mijië paund.

Mediat britanike raportojnë se 42-vjeçari nga Shqipëria Leonard Merdanj, i dënuar me 9 vite burg për një përdhunim, i cili pritej të lirohej në vitin 2028-të, do të duhet të vuajë edhe dy vite të tjera burg, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij  në 21 prill të viti 2017-të u gjetën 19 kilogram kanabis me vlerë 380 mijë euro.

Në një vendim në Gjykatën Penale të Qarkut të Dublinit të mërkurën, gjyqtari Martin Nolan dënoi Merdanj me dy vjet, duke ju shtuar dënimit aktual.

Gjithashtu mediat raportojnë se 42-vjeçari shqiptar është baba i dy fëmijëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco