Zjarri në malin e Bodes prej 5 ditësh aktive, terreni vështirëson punën e zjarrfikësve

Zjarri në malin e Bodes prej 5 ditësh aktive, terreni vështirëson punën e zjarrfikësve

12:00, 31/07/2024
A+ Aa A-

Në ditën e 5, zjarri në majën e malit të Bodes në njësinë administrative Lozhan të bashkisë Maliq vijon ende të jetë aktiv.

Në terren ndodhen mjetet zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Pustecit e Pogradecit, punojësit e këtyre shërbimeve, punojësit e shërbimit pyjor si dhe banorë të zonës të cilët prej orës 05:00 kanë nisur përsëri ndërhyrjen në vatrat e zjarrit për t’i izoluar ato.

Situata vijon ende të jetë e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor e për shkak edhe të largësisë e furnizimit të mjeteve me ujë

Nga dita e djeshme janë bashkuar dhe forcat e armatosura për të ardhur në ndihmë shërbimeve zjarrfikëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco