EMRAT/ Pengmarrja për 70 mijë euro, i përfshirë edhe ish-presidenti i Klubit të Kamzës

EMRAT/ Pengmarrja për 70 mijë euro, i përfshirë edhe ish-presidenti i Klubit të Kamzës

11:11, 31/07/2024
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja në lidhje me pengmarrjen e ndodhur në Tiranë, ku janë përfshirë disa persona, të cilët janë vënë në pranga dhe disa të tjerë janë të shpallur në kërkim.

Në këtë ngjarje është i përfshirë edhe biznesmeni, Naim Qarri, i cili më herët ka mbajtur edhe postim e presidentit të klubit të futbollit Kamza.

Sektori i hetimit të krimeve te rënda në Policinë e Tiranës, prej të paktën 3 muajsh kishte nisur hetimet në lidhje me pengmarrjen e 35 vjeçarit, Ervis Xhixha. I riu është marrë peng për të paktën 1 orë ku është dhunuar nga autorët.

Burimet bëjnë me dije se këta të fundit i kanë kërkuar 35-vjeçarit një shumë prej 70 mijë eurosh. I dhunuari pasi është lënë i lirë nga autorët ka bërë kallëzim pranë policisë.

Sektori i hetimit të krimeve të rënda kreu veprime proaktive ku arriti në identifikimin e 7 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Deri më tani janë ekzekutuar 5 prej masave të sigurisë, konkretisht: ‘arrest në burg’, për Aleksandër Osmani, Artan Pirraci, si dhe ‘arrest në shtëpi’, për Naim Qarri, Sajmir Kolaveri, dhe Adem Metkola.

Ndërkohë po punohet për arrestimin e Tori Xheçuka, alias Hektor Xheçuka dhe Fredi Keta.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar ‘The debt’.

Ekzekutohet masa e sigurimit personal ‘Arrest në burg’, për 4 shtetas, dhe masa e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, për 3 të tjerë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar ‘The debt’. Në kuadër të këtij operacioni:

-u ekzekutua masa e sigurisë ‘Arrest në burg’, për shtetasit: T. Xh., alias H. Xh., 36 vjeç, A. O., 37 vjeç, A. P., 50 vjeç, dhe F. K., 49 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

-u ekzekutua masa e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, për shtetasit: N. Q., 52 vjeç, S. K., 42 vjeç dhe A. M., 46 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie’, dhe ‘Heqja e paligjshme e lirisë’, parashikuar nga nenet 109/b dhe 110/2 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco