Tiranë/ Goditi me grushte një person në vitin 2023, arrestohet i riu i shpallur në kërkim

Tiranë/ Goditi me grushte një person në vitin 2023, arrestohet i riu i shpallur në kërkim

11:06, 31/07/2024
A+ Aa A-

Një 26-vjeçar është arrestuar të martën në Tiranë, pasi në vitin 2023 në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë goditur me grushte një person.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Në vitin 2023, në aksin rrugor Bulqizë- Shupenzë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një shtetas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco