Arrestohen 4 persona  në Durrës, dy dhunuan bashkëshortet e tyre

Arrestohen 4 persona në Durrës, dy dhunuan bashkëshortet e tyre

11:00, 31/07/2024
A+ Aa A-

Arrestohen katër persona në Durrës. Mësohet se G.B 36 vjeç dhe V.P 37 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Ndërkohë është arrestuar 21-vjeçari R.Rr pasi posedonte kanabis dhe municion luftarak. 64-vjeçari S.F, u ndalua pasi gjykata e ka dënuar me burg për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin R. Rr., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis dhe municion luftarak.

Komisariati i Policisë Durrës arrestoi shtetasit:

G. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij; 

V. P., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.   

Sektori i Policisë Rrugore ndaloi shtetasin në kërkim S. F., 64 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco