Shtëpi të shkrumbura, tym e hi, ja çfarë la pas zjarri masiv që përfshiu Shëngjinin

Shtëpi të shkrumbura, tym e hi, ja çfarë la pas zjarri masiv që përfshiu Shëngjinin

10:25, 31/07/2024
A+ Aa A-

Hi, pemë të djegura, shtëpi që ende ju del tymi dhe dhimbje, kjo është ajo që ka mbetur në Shëngjin një ditë pas zjarrit të madh që përfshiu zonën.

Shumë shtëpi të djegura, madje edhe çadra plazhi, hektarë pyjesh të shkatërruara tashmë janë ajo që ka mbetur pas nga zjarri “apokaliptik” që mbërthu Shëngjinin gjatë ditëve të fundit.

Zjarrfikësit, efektivët e policisë, Forcat e Armatosura madje dhe avionë dhe helikopterë nga vendet e BE, mes shumë vështirësive kanë arritur të vënë nën kontroll zjarrin, edhe pse lufta vijon ende, pasi erërat e forta herë pas herë aktivizojnë vatrat.

I vetmi ngushëllim është fakti që nga gjithë kjo tragjedi fatmirësisht nuk pati lëndime në njerëz apo në gjënë e gjallë, por dëmi në materiale duket se është shumë i madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco