EMRAT/ I vunë 'gjobë' 35-vjeçarit dhe e morën peng, katër të arrestuar

EMRAT/ I vunë 'gjobë' 35-vjeçarit dhe e morën peng, katër të arrestuar

09:41, 31/07/2024
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për arrestimin e katër personave dhe vendosjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për tre të tjerë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë 35-vjeçarit Ervis Xhixha dhe e kanë kanosur atë për dhënien e pasurisë.

Personat e arrestuar janë: Tori Xheçuka alias Hektor Xheçuka, Aleksandër Osmani, Artan Pirraçi dhe Fredi Keta.

Kurse në arrest shtëpiak janë vendosur shtetasit: Naim Qarri, Sajmir Kolaveri dhe Adem Metkola.

NJOFTIMI ZYRTAR

Tiranë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “The debt”.

Ekzekutohet masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 4 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “The debt”. Në kuadër të këtij operacioni:

-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: T. Xh., alias H. Xh., 36 vjeç, A. O., 37 vjeç, A. P., 50 vjeç, dhe F. K., 49 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: N. Q., 52 vjeç, S. K., 42 vjeç dhe A. M., 46 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga nenet 109/b dhe 110/2 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco