Emërohen sot 2 anëtarë të rinj në SPAK, procesi i KLP kontestohet nga prokurori i skualifikuar, Ndini Tavani

Emërohen sot 2 anëtarë të rinj në SPAK, procesi i KLP kontestohet nga prokurori i skualifikuar, Ndini Tavani

09:32, 31/07/2024
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet sot për emërimin në detyrë të dy prokurorëve të SPAK, emërime që plotësojnë organikën e parashikuar të 20 prokurorëve në këtë strukturë.

Sipas renditjes së bërë nga KLP, dy kandidatët me më shumë pikë ishin Anita Jella dhe Ndini Tavani.

Pas publikimit të rendit të ditës për mbledhjen e së mërkurës, Tavani u njoh me faktin se ishte skualifikuar nga gara dhe se Këshillit do t'i shkonte për miratim emri i prokurorit Bledar Maksuti, i renditur poshtë tij.

Skualifikimi i Tavanit është bërë nga një Komision i Posaçëm për verifikimin e figurës, që përbëhet nga 2 prokurorë të SPAK, një gjyqtar i GJKKO, një punonjës financiar i SPAK dhe një agjent i BKH, ndërkohë që me herët KPA e ka konfirmuar në detyrë prokurorin Tavani.

Image

I gjendur në kushtet kur nuk ka pasur asnjë informacion ndaj ecurisë së procesit ndaj tij, ndonëse ka bërë tre kërkesa me shkrim, sot Tavani i ka bërë një kërkesë KLP që të pezullojë mbledhjen e sotme dhe të rivendosë të drejtën e shkelur ndaj tij për një proces të rregullt ligjor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco