Protestuesit bllokojnë aksin nacional Elbasan – Librazhd: Duam rrugën për në Mirakë

Protestuesit bllokojnë aksin nacional Elbasan – Librazhd: Duam rrugën për në Mirakë

08:49, 31/07/2024
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Mirakë në Librazhd kane bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd në protestë pasi gjate ndërtimit të rrugës nuk është parashikuar rruga dytësore që hyn në fshat. Forca të shumta policie janë dërguar në vendin e protestës.

Rreth 7 mije banorë, pesë fshatra të kësaj zone janë izoluar dhe nuk gjejnë asnjë zgjidhje.

Banoret i janë drejtuar ARRSH por pa marrë asnjë përgjigje për shqetësimin e tyre.

Ata deklarojnë se do të vijojnë protestat deri në zgjidhjen e problemit duke bllokuar çdo ditë aksin nacional.

Ndërkohë, bllokimi i rrugës ka bllokuar për rreth 30 minuta, qindra drejtues mjetesh dhe është dashur ndërhyrja e Policisë, e cila ka shoqëruar edhe disa prej banorëve të indinjuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco