SHBA, donacion Kosovës, Hovenier: Një komb i shëndetshëm, është komb i fortë

SHBA, donacion Kosovës, Hovenier: Një komb i shëndetshëm, është komb i fortë

08:38, 31/07/2024
A+ Aa A-

Një komb i shëndetshëm është një komb më i fortë. Kështu u shpreh ambasadori amerikan Jeff Hovenier, pasi në emër të Shteteve të bashkuara, i dhuroi një skaner të ri me vlerë prej 500 mijë eurosh, klinikës së radiologjisë në Kosovë.

Ai tha se përkushtimi i tyre ndaj Kosovës ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet i fortë.  

“Ne jemi të përkushtuar të mbështesim përpjekjet e Kosovës për të përmirësuar nivelin e kujdesit shëndetësor dhe spitalet e Kosovës dhe kjo është diçka që kemi bërë për shumë vite. Ne duam një Kosovë të suksesshme multietnike, sovrane të pavarur, duam një Kosovë të shëndetshme dhe ky donacion është pjesë e kësaj. Përkushtimi ynë ndaj popullit të Kosovës është po aq i fortë si gjithmonë dhe siç tregon ky donacion, ka një solidaritet dhe përkushtim të vazhdueshëm që pasqyron partneritetin tonë të qëndrueshëm”, tha ai. 

Teksa falënderoi Shtetet e Bashkuara, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka cilësuar këtë si një ditë të rëndësishme për shëndetësinë në vend.

“Për vite me radhë ShBA-të kanë qenë jo vetëm një aleatë, por edhe një mbështetës i pandalshëm në rrugën tonë drejt progresit dhe zhvillimit. Është nderi im i madh që të jem këtu sot për të përuruar një investim që do të ketë një ndikim të madh në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në diagnostikimin e hershem në rastet emergjente, qoftë ato politramuatike. Donacioni i miqve tanë amerikan kap vlerën prej mbi 499 mijë euro, e cila është dedikuar për emergjencën e klinikës së radiologjisë dhe përfshin pajisjen më të avancuar të tomografisë së kompjuterizuar me 128 prerje”, tha Vitia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco