Gjirokastra vazhdon të mbetet nën flakë, zjarri përhapet në Parkun e Viroit, rrezikojnë banesat

Gjirokastra vazhdon të mbetet nën flakë, zjarri përhapet në Parkun e Viroit, rrezikojnë banesat

21:28, 30/07/2024
A+ Aa A-

Në orët e mbrëmjes kanë vazhduar vatrat problematike të zjarrit në Gjirokastër.

Në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Gjirokastër,  ka një rënie të intesitetit të zjarreve megjithatë flakët vazhdojnë të djegin masive me pisha dhe kullota duke përhapur tym dhe smog.

Problematike në orët e mbrëmjes është rishfaqja e flakëve në Parkun e Viroit. Zjarri është rikthyer në periferi të parkut ku ndodhet edhe një lagje e banuar me rreth 50 shtëpi.

Shërbimi zjarrfikës, ushtarë dhe vullnetarë po punojnë për mbajtjen nën kontroll të kësaj vatre zjarri si dhe evitimin e rrezikut për banesat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco