SYRI TV/ Pas Korçës dhe Elbasani rrit çmimin e ujit, debate në Këshill

19:43, 30/07/2024
A+ Aa A-

Pas Korçës edhe bashkia e Elbasanit vendos të rris çmimin e ujit të pishëm. Edhe pse nuk kanë munguar debatet edhe përplasjet e herë pas hershme gjatë mbledhjeve të këshillit, ku opozita ka qenë kundër. Kryetari i Bashkise Elbasan, gledian llatja e cilësoi te arsyeshme rritjen duke e krahasuar  me blerjen e ujit me shishe. Ndërkohe kjo sipas anëtareve te këshillit është një krahasim banal i bere per te hedhur hi syve.

Nje pike tjeter qe  shkaktoi debat është vendosja e pagesave elektronike nepermjet nje aplikacioni te krijuar per parkimet ne disa prej rrugeve kryesore te qytetit te Elbasanit. Sipas këshilltareve të opozitës këto pagesa do të krijojnë kaos për qytetarët teksa vune theksin edhe shërbimi i transporti publik i cili është më kushte skandaloze.

Gjithashtu ne mbledhje u diskutua edhe përdorimi i fondeve të emergjencave civile për projektin për investime në Përroin Zaranikë, ku Erion Murataj solli ne rikujtese se kjo kontrate eshte rrezuar nje here para dy vitesh dhe duke ritheksuar se per shtrimin e rrugeve  nuk mund te përdoren inertet e Zaranikes e zhavori pasi jane tepër te rrëshqitshme e burim aksidenti e ne vend te tij duhet te perdoret cakull.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco