Zjarret në Shëngjin/ Kërkohet evakuimi i banorëve pranë portit

Zjarret në Shëngjin/ Kërkohet evakuimi i banorëve pranë portit

18:27, 30/07/2024
A+ Aa A-

Si pasojë e flakëve të zjarrit, situata në Qarkun e Lezhës vijon të jetë e rëndë, veçanërisht në Shëngjin. 

Burime për media bëjnë me dije se është kërkuar evakuimi i banorëve të lagjes së Portit. Shkak është fakti se pranë saj ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe.

Ndërkohë ekipe zjarrfikësisht, të ndihmuar nga forcat vullnetare, banorë të zonës dhe policia, prej disa orësh janë në luftë me flakët.

Gjendja në zonën e Shëngjinit u përkeqësua prej pasdites së djeshme, ndërsa sot flakët iu afruan zonës së plazhit, madje duke djegur disa çadra dhe shezlone të një resorti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco