Lajmi i fundit

LIVE/ SYRI I BOTËS me moderatore Dori Daka

SYRI TV/ Patos, fshati Gjinoqara pa rrjet ujësjellës, banorët vuajnë mungesën ujit të pijshëm

14:07, 30/07/2024
A+ Aa A-

Fshati Gjinoqara prej vitesh është lënë pa ujësjellës nga bashkia e Patosit. Si pasojë banoret nuk furnizohen me uje në banesat e tyre. Ata thonë se autobotet që dërgon bashkia nuk mjaftojnë për të plotësuar nevojat jetike duke vuajtuar mungesën e ujit të pijshëm.

SYRI TV

Banorët e fshatit Gjinoqara në bashkinë Patos prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Shkak është mungesa e rrjetit ujësjellësit nga bashkia duke mos mundësuar furnizimin me ujë nëpër çezma banoret e këtij fshati.

Ata thonë se më herët i kanë përballuar nevojat për ujë përmes burimeve natyrore dhe puseve, por pas viteve 90, puset janë tharë duke  i lënë pa ujë. Në këto kushte, banorët thonë se bashkia u dërgon një autobot me ujë për të pirë por nuk mjafton për të përballuar nevojat jetike.

Banorët pohojnë se janë pagues të rregullt të taksave bashkiake por kjo duhet të kthehet në investime në rrugë ndriçim por kryesorja në ujësjellës.

Ndërkohë bashkia Patos pohon se ka nisur investimi i ujësjellësit nga qeveria dhe mbaron brenda këtij viti e banorët do të kenë ujë në banesat e tyre dhe se keto kohe thatesire u nisi autobote me ujë çdo familje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco