Sekuestrohet sipërfaqe toke e regjistruar në mënyrë të paligjshme nga ish-drejtuesi i Kadastrës në Gjirokastër!

Sekuestrohet sipërfaqe toke e regjistruar në mënyrë të paligjshme nga ish-drejtuesi i Kadastrës në Gjirokastër!

12:51, 30/07/2024
A+ Aa A-

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ekzekutoi masën e sigurimit “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasit J.N, si person i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Prokurori thotë se ky person, në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar më parë F.T dhe A.M. përpilonte plane rilevimi dhe raporte vlerësimi pronash duke përdorur në dhjetëra raste licencat e falsifikuara me emrat A. T., D. H. dhe studio “Geo-Spital”. Licenca që rezultojnë të jenë përdorur jo vetëm pranë ASHK-Gjirokastër, por edhe në Drejtoritë e ASHK-së në Tiranë.

“Në kuadër të këtij procedimi, gjithashtu, u ekzekutua vendimi i gjykatës për vendosjen nën sekuestro preventive të një sipërfaqeje 122 (njëqind e njëzet e dy) hektar kullotë, me vendndodhje në vendin e quajtur “Stojan”, Bashkia Libohovë, e regjistruar në shkelje të ligjit nga shtetasi F.T, ish-drejtues i ASHK Gjirokastër, me qëllim favorizimin e subjektit “F”, për marrjen me qira të kësaj sipërfaqeje për 98 vjet për ndërtimin e një parku fotovoltaik, duke cenuar të drejtat e pronësisë së disa shtetasve. Për këtë qëllim u ushtrua kontroll në zyrat e subjektit “F” në qytetin e Tiranës, ku u bë e mundur sekuestrimi i dokumenteve që kanë të bëjnë me pajisjen me licensë për ndërtim parku fotovoltaik”, thote prokuroria.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco