EMRI/ Me kallash pa leje, gjykata e Fierit dënon me 1.3 vite burg të dashurën e Dumanit

EMRI/ Me kallash pa leje, gjykata e Fierit dënon me 1.3 vite burg të dashurën e Dumanit

12:12, 30/07/2024
A+ Aa A-

Gjykakta e Fierit ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim Mirjete Hajdinaj, të dashurën e Nuredin Dumanit, e cila në muajin Mars 2022 u arrestua nga policia në Fier, së bashku me Dumanin dhe Henrik Hoxhën.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, shtetësja nga Gjilani i Kosovës Hajdinaj, është dënuar përfundimisht me 10 muaj burgim.

Por ky dënim me burg është pezulluar duke bërë që gjykata të vendosë vuajtjen e dënimit në shërbim prove për një periudhë 20 mujore, duke detyruar të dënuarën të mbajë kontakte me shërbimin e provës në Kukës dhe gjatë kësaj kohe të mos kryejë asnjë vepër penale.

Hajdinaj është deklaruar fajtore për njërën nga dy akuzat e ngritura nga prokurori Genci Mane, atë të “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit dhe municioneve”. Kurse për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” çështja është pushuar.

Gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit rezultoi se Mirjete Hajdinaj, është personi që ka marë nga Nuredin Dumani një automatik kallashnikov dhe e ka fshehur poshtë krevatit, në banesën ku qëndronin në Fier, Nuredin Dumani, Henrin Hoxhaj dhe Mirjete Hajdinaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco