Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ndërhyrja te dosja 'Toyota Yaris'/ Zbardhet roli i kryeprokurorit të Vlorës

Ndërhyrja te dosja 'Toyota Yaris'/ Zbardhet roli i kryeprokurorit të Vlorës

11:23, 30/07/2024
A+ Aa A-

Zbardhet roli i kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka në provat që ka siguruar SPAK, për t'i komunikuar akuzën dhe ekzekutuar arrestin në burg.

Burime bëjnë me dije, se është vërtetuar që vetë prokurori ka patur 4 llogari të aplikacioneve SKY Ecc. 

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Aurel Zarka ka ndërhyrë në një fraksion të dosjes së ashtuquajtur “Toyota Yaris”, nëpërmjet oficeres në atë kohë të Krimeve të Rënda, Eriona Dautaj.

Edhe kjo e fundit rezulton të ketë patur përdorim të aplikacioneve të koduara, nga të cilat janë zbardhur bisedat që sipas akuzës provojnë veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Zarka dyshohet se për këtë fraksion të dosjes, ku ishin përfshirë kushërinjtë Vladi, ka ndërhyrë për të lehtësuar pozitat ligjore të tyre. 

Lidhur me operacionin e fundit të SPAK, nga 4 urdhër-arreste, është ekzekutuar vetëm njëri prej tyre, ai ndaj kryeprokurorit Zarka, ndërsa ende nuk janë vënë në pranga magjistratja Eriona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe biznesmeni Astrit Vladi.

Ky i fundit rezulton të jetë vëllai i Elvis Vladit dhe kushëri i afërt i Alfred Vladit.

Elvisi rezulton të jetë dënuar më mungesë nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 6 muaj burg për “Mosdeklarim të ardhurash në kufi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco