Shtyhet për në 14 shtator seanca për Dritan Dajtin

Shtyhet për në 14 shtator seanca për Dritan Dajtin

11:00, 30/07/2024
A+ Aa A-

Është shtyrë për në datë 13 shtator seanca e radhës në ngarkim të Dritan Dajtit i cili kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg.

Seanca e sotme u shty se pala mbrojtëse kërkoi kohë të njihet me provat e reja dhe dinamikën e kohës së vuajtjes së dënimit të paraqitur me shkresë në gjykatë nga IEVP Peqin pasi përfaqësuesja e burgut Peqin nuk ishte e pranishme ne seance.

Në seancën e sotme nuk munguan pas as përplasjet mes palës mbrojtëse dhe prokurores pasi palët ndanë qëndrime të ndryshme rreth dinamikës së paraqitur nga IEVP Peqin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco