Gjirokastër, zjarr i madh në masivin e pishave

Gjirokastër, zjarr i madh në masivin e pishave

13:09, 29/07/2024
A+ Aa A-

Shpërthen zjarri tek masivi i pishave në lagjen Gërhot, në Gjirokastër.

Zjarrfikësit konstatuan vatrën e zjarrit e cila po përhapej me shpejtësi, duke marrë drejtimin verior.

Aktualisht, janë aktive dy vatra zjarri. Gjithë efektivi zjarrfikës, përveç një grupi shërbimi i cili qëndron i gatshëm në stacion, janë në operacion.

Zjarri po merr përmasa të mëdha dhe po kërkohet ndihmë që të vijnë edhe forcat vullnetare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco