Përdorues i SKY ECC/ Detaje nga arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës

Përdorues i SKY ECC/ Detaje nga arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës

10:55, 29/07/2024
A+ Aa A-

Kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zaraka, u arrestua mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se kryeprokurori i Vlorës rezulton të jetë përdorures i aplikacionit të kriptuar SKY ECC.

Dyshohet se Zarka të jetë përdorues i katër kodeve të aplikacionit SKY ECC, ku ka dyshime nga ana e prokurorisë, që të ketë pasur bisedime për favorizime dhe vepra të tjera, për të cilët prokurorët kanë evidentuar rolet e të përfshirëve.

Po ashtu, mëngjesin e sotëm është arrestuar edhe ish-oficerja e Krimeve të Rënda, Eriona Dautaj, si dhe avokatët Radovan Çela dhe Astrit Vladi.

Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë në qershor 2024 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. 

Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco