EMRI/ Biçikleta i pret rrugën makinës, 1 i plagosur

EMRI/ Biçikleta i pret rrugën makinës, 1 i plagosur

10:02, 29/07/2024
A+ Aa A-

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot tek nënkalimi i Shkozetit.

Burime bëjnë me dije se shkaku i aksidentit është prerja e rrugës që i ka bërë një biçikletë makinës së drejtuar nga Elis Dalipaj.

Drejtuesi i biçikletës i identifikuar si Bektash Zere është transportuar në urgjencë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri ka marrë pak dëmtime te krahu i djathtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco