Aksident me vdekje në Kukës, kamioni i kromit zë poshtë shoferin

Aksident me vdekje në Kukës, kamioni i kromit zë poshtë shoferin

09:39, 29/07/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës. Shoferi i një kamioni të ngarkuar me krom në Kalimash ka humbur jetën.

Nga të dhënat e para mësohet se, viktima është identifikuar si S. Lugja, 37 vjeç.

I riu dyshohet të ketë humbur jetën në mënyrë aksidentale në karrierat e kromit në Kalimash. Paraprakisht mësohet se 31-vjeçari ishte duke manovruar për shkarkimin e kamionit me mineral kromi, por ka humbur kontrollin.

Për pasojë kamioni është përmbysur duke i shkaktuar vdekjen 31-vjecarit.

Në vendngjarje janë grupet e eksperteve të policisë për të hetuar dhe përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje.

Kukës/Informacion paraprak 

Rreth orës 06:30, në Kalimash, shtetasi S. L., 37 vjeç, duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi.  

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. L. ka humbur jetën në vendngjarje. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco