EMRAT – VIDEO/ Dhunuan një shtetas dhe i dëmtuan automjetin, arrestohet 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij

08:39, 29/07/2024
A+ Aa A-

Dhunuan për motive të dobëta një shtetas dhe i dëmtuan automjetin, vihet në pranga 28-vjeçari Kejvi Bendaj dhe shpallet në kërkim xhaxhai i tij, Lulëzim Bendaj.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Selevec”, fshati Hoshtimë, Vlorë, një shtetas ishte dhunuar fizikisht dhe i kishin dëmtuar automjetin me sende të forta, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i informacioneve të marra, nga Forca e Posaçme Shqiponja u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Kejvi Bendaj, 28 vjeç, banues në fshatin Panaja.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasi Lulëzim Bendaj, 47 vjeç, (xhaxhai i shtetasit Kejvi Benda) banues në fshatin Panaja.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin O. A., 36 vjeç, banues në Panaja, si dhe i kanë dëmtuar me sende të forta automjetin e tij tip “Alfa Romeo”, të parkuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco