Plagosi me thikë 38-vjeçarin, arrestohet prangoset adoleshenti në Vlorë

Plagosi me thikë 38-vjeçarin, arrestohet prangoset adoleshenti në Vlorë

19:34, 28/07/2024
A+ Aa A-

Ka rënë në pranga 17-vjeçari i cili ditën e djeshme plagosi me thikë një 38-vjeçar në Vlorë.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Pavarësia’, në vendin e quajtur ‘Aleksandria’, në një restorant, dyshohet se shtetasi i mitur I.H 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta

‘Në vijim të veprimeve proceduriale, lidhur me informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, arrestoi shtetasin e mitur I. H., 17 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, plagosi me thikë shtetasin R. V., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën’, njofton policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco