EMRAT/ Vodhën 55 000 euro dhe aksesorë floriri në një banesë, arrestohen dy vëllezërit

12:05, 28/07/2024
A+ Aa A-

Dy vëllezër janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë vjedhur 55 mijë euro në një kasafortë dhe aksesorë floriri.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit “Survejimi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë.

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Santiago Dalipaj, 30 vjeç, dhe Sebastjan Dalipaj, 21 vjeç, (vëllezër), banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Survejimi”, nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë.

Sekuestrohen aksesorë floriri të dyshuar të vjedhur, dhe një automjet.

Specialistët për Hetim e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Survejimi”.

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit S. D., 30 vjeç, dhe S. D., 21 vjeç, (vëllezër), banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Dy vëllezërit dyshohet se me datë 21.07.2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një banesë në Fushë-Krujë, shumën 55 000 euro, dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco