Shqipëria si serë hashashi/ Kontrolle me helikopter, asgjësohen mbi 8 mijë bimë kanabis në Vaun e Dejës

Shqipëria si serë hashashi/ Kontrolle me helikopter, asgjësohen mbi 8 mijë bimë kanabis në Vaun e Dejës

11:10, 28/07/2024
A+ Aa A-

Në Vaun e Dejës kanë vijuar intensivisht kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat e kontrolleve nga ajri në zona me terren shumë të vështirë, janë gjetur dhe u asgjësuar 8602 bimë kanabis.

Policia njofton se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë  penale të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet nga ajri u kryen në zona me terren shumë të vështirë, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga kontrollet intensive të territorit nga ajri dhe grupet e kontrollit nga toka në njësitë administarative Shllak dhe Temal u gjetën dhe u asgjësuan 8602 bimë kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe shërbime të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. gjatë kontrollit të territorit, në njësitë administarative Shllak dhe Temal të Vaut të Dejës, gjetën dhe asgjësuan  8602 bimë kanabis.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco